Pas shtatë vitesh, a është kënga e Bleros sërish dedikim për ndarjen?
Në fund vitin e 2014-ës artisti shqiptar Blero konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja e tij e parë, Teuta Krasniqi.
E pas ndarjes këngëtari publikoi edhe një këngë të cilën e titulloi “N.U.N”, kjo këngë u pëlqye mjaft nga publiku e u shndërrua në hit.
Mirëpo tash pas shtatë vitesh duket që historia për artistin po përsëritet.
Ai këto kohë po përflitet për ndarjen nga bashkëshortja e tij e dytë, Afrona, e sot ai lansoi projektin e ri muzikor.