75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Pas shumë kohësh, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart

Kriza politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh tashmë, ka sjellë edhe një sërë replikash në distancë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, teksa ky i fundit ka deklaruar se i ka ezaruar të gjitha rrugët për dialog për tejkalimin e këtij ngërçi.

Por paraditen e së hënës ata i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit, të detyruar ndoshta edhe nga aktiviteti i NATO-s për 10 vjetorin e Shqipërisë në aleancën ushtarake.

Siç edhe dallohet nga fotografitë e shkrepura nga LSA, Meta dhe Rama në këtë takim protokollar kanë shtrënguar duart, emë pas kanë qëndruar ulur përkrahë njëri-tjetrit.