19:07 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Pas shumë problemeve menaxhuese, skuadra kosovare zgjedh kryetarin e ri

KF Opoja e cila zhvillon gara në Ligën e dytë të Kosovës ka zgjdhur kryetarin e ri.

Ardian Muhameti do të jetë numri një i klubit dhe brenda një afati të caktuar do të propozoj strukturat drejtuese dhe të prezantoj planin e detajuar të punës, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga vendi më jugor i Kosovës kishte probleme të mëdha organizative dhe menaxhuese, ku lojtarët më të mirë ishin detyruar të largohen.

Krytari i ri ka premtuar që do ta bëjë KF Opojën skuadër konkuruese ku për një afat shumë të shkurtër të ngjitet në Ligën e parë.

Komunikatë per opinion

Klubi futbollistik ‘Opoja’ njofton futbolldashesit dhe mbarë opinionin publik se ne kuadër të ristrukturimit,pas negociatave të gjata dhe pas konsultimeve të gjëra me të gjitha strukturat e klubit dhe akterët tjerë të rëndësishem është vendosur që kryetar i klubit të jetë Ardian Muhameti pronar i kompanisë ‘Ard Com’ sh.p.k. Mbetet që kryetari i ri i klubit brenda një afati të arsyeshëm të propozojë strukturat drejtuese dhe të prezantoj planin e detajuar të punës dhe ristrukturimit me qëllim arritjen e rrezulltateve sa më të mira në sezonen pranverore. Kryetarit të ri i urojm suksese në punë dhe realizimin e objektivave!