14:38 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas shumë vitesh Arbana Osmani e Alban Dudushi sërish bashkë (Foto)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe moderatori Alban Dudushi do i shohim së bashku në një prej emisioneve që transmetohen në Top Channel.

Këtë herë në garë për ‘100 Milionë’ të drejtuar nga Eno Popi, dotë jenë dy emrat e njohur.

“Miq të vjetër por të artë. Sërish bashkë në një program televiziv pas shumë vitesh me Alban Dudushi” – ka shkruar Arbana krah fotos së postuar në rrjetet sociale.

Arbana është duke u përgatitur për fillimin e programit të saj ‘Dua të të bëj të lumtur’ i cili transmetohet për të dytin vit rradhazi.

Ndërkohë Albani është gjithmonë në ekran me emisionin e tij ‘Top Show’.