Pas shumë vjetësh, dashnori ia zbulon tradhtinë aktores së njohur
Ka bërë bujë deklarata e fundit e aktores Demi Moore, e cila në librin e saj biografik “Inside out”, ka pranuar se kishte tradhtuar ish-partnerin e saj, muzikantin Freddy Moore një ditë para martesës së tyre. Demi tregoi se para se ata të martoheshin, ajo shkoi në banesën e një djali të cilin e kishte takuar gjatë xhirimeve të një filmi.
“Një natë para se ne të martoheshim, në vend që të merresha me premtimet e mia, telefonova një djalë, që e kisha takuar në xhirimet e një filmi. U largova nga festa ime e beqarisë dhe shkova në banesën e tij. Pse e bëra?”, tregoi e penduar aktorja.

Njeriu misterioz me të cilin Demi kaloi natën para martesës, është Paul Carafotes dhe këtë e ka zbuluar vetë ai.
“Po, unë jam aktori të cilit i është referuar”, i tha 56-vjeçari “Radar online”t. “Ne kemi pasur një aferë. Unë isha 21- vjecar, duke luajtur në filmin tim të dytë. Ajo ishte 18- vjeçare dhe ky ishte filmi i saj i parë”, tha Pauli, duke treguar edhe detaje nga ajo natë.

“Unë i thashë asaj se jam lodhur dhe do të shkoj në shtrat, por ajo ishte këmbëngulëse. I thashë nëse dëshiron të vinte, unë do ta lija dritaren e kuzhinës sime të hapur, por ajo do të duhej të ngjitej nga shkallët e zjarrit. Gjë tjetër që di, unë jam zgjuar – Demi po qëndronte mbi mua me një shishe të Dom Pérignon duke thënë: “Le të festojmë!” Ajo ishte e egër”, tregoi Pauli.
