Pas shumë vitesh, Mbretëresha Elizabeth del me shkop në publik

Mbretëresha Elizabeth ll për herë të parë pas shumë vitesh është shfaqur në publik me shkop.
95 vjeçarja ishte e pranishme në ditën e falënderimeve për të shënuar njëqind vjetor e Legjionit Mbretëror Britanik në Westminster Abbey, transmeton Indeksonline.

Kjo është paraqitja e parë që përdori një shkop që nga viti 2003.
Ajo kishte përdorur një të tillë në publik në vitin 2003, pasi ishte operuar në gju./Indeksonline/
