17:42 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Pas shumë viteve, fillon pastrimi i parkingjeve në Prishtinë

Prishtina Parking sot ka filluar pastrimi i parkingjeve dhe trotuareve në zonat rezidenciale në Bregun e Diellit.

Pastrimi i parkingjeve dhe trotuareve, sipas Prishtina Parking, do të vazhdojë në të gjitha zonat rezidenciale në Kryeqytet.

“Këto veprime i paraprijnë vendosjes së sinjalistikës horizontale dhe vertikale, e po ashtu, bashkëpunimit me ndërmarrjet tjera komunale të cilat synojnë mbrojtjen e trotuarit, gjelbërimit dhe pastrimin e vazhdueshëm të zonave rezidenciale, rrugët “Elez Geci” dhe “Qazim Bobaj” thuhet në njoftim.

Pastrimi ka vazhduar edhe në rrugët “Armend Daci”, “2 Nëntori” dhe “Ali Sokoli”.

Disa prej këtyre parkingjeve janë pastruar për herë të parë në mbi 30 vite.