Pas shumë vjetësh hatërmbetje, bëhen bashkë dy yjet e muzikës

Një imazh i publikuar mbrëmë në rrjete sociale, ka sjellë nostalgji, pasi për herë të parë pas shumë vitesh shihen bashkë në një foto u shfaqën këngëtarët e njohur Sinan Vllasaliu dhe Robert Berisha.
Dyshja që dikur ishin ndër bashkëpunëtorët më të pandashëm, ndanë rrugët e tyre në vitin 2016 rrugët e tyre, pasi Roberti u shpreh se nuk ishte i kënaqur me pagesën dhe vendosi të fokusohej në karrierën e tij solo.
Në emisionin festiv “Prive Reallity” gjatë darkës së yjeve në janar 2017, i pyetur nga kolegu Blero se pse përfundoi ky bashkëpunim, Roberti potencoi se arsyeja e ndarjes kanë qenë fitimet, ngase Sinani për gjithë punën e madhe që bënte Roberti, i jepte vetëm 10 përqind të fitimeve.
E pas një periudhe të gjatë larg shoqërisë me njëri – tjetrit, raportet mes tyre u përmirësuan në vitin 2023, kur të dy vendosën të lënë pas të kaluarën.
Fotoja e fundit e tyre, duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ka sjellë nostalgji dhe emocione për fansat që i kanë ndjekur që nga ditët e para të suksesit të tyre.
