Pas skandalit racist në Paris, ja si u intonua himni i Ligës së Kampionëve

Ndeshja Paris Saint Germain – Istanbul Bashakshehir është dashur të zhvillohej të martën, por ajo u ndërpre për shkak të fyerjeve raciste nga gjyqtari rumun Constantin Sebastian Colțescu.
Ndihmës trajnieri Pierre Webo u identifikua si ‘i zi’ nga gjyqtari rumun. Skuadra nga Stambolli nuk deshi të vazhdonte ndeshjen me këtë gjyqtar në fushë, ndërsa UEFA vendosi që ajo të vazhdonte sonte nga ora 18:55.
Në mbështetje të Webo dhe luftës kundëër racizmit, himni i Ligës së Kampionëve u intonua ndryshe nga zakonisht.
Lojtarët u ulën në gjunjë duke mbajtur grushtin lartë.
/Indeksonline/