75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Pas skandalit të madh, rikthehet transmetimi i “Golden Globes”

Nuk është transmetuar një pjesë e ceremonisë së “Golden Globes 2022” pasi HFPA u përpoq të rregullonte imazhin e saj.

Ky anulim erdhi pasi kishte shpërthyer një skandal, ku ishin bërë diskriminime racore.

Por, NBC gjatë ditës së sotme dha lajmin se ky emision do të kthehet në kanalet televizive me 10 janar.

Nominimet për Golden Globes të 80-të do të shpallen me 12 dhjetor./Indeksonline/