16:47 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas skandalit të mashtrimit, Mozzik pranë makinës 150 mijë euro

Mediat zvicerane po merren me skandalin e mashtrimit të reperes kosovare, Loredana Zefi.

Artistja dyshohet se nën kërcënim bashkë me vëllain e saj i kanë marrë një çifti zviceran afër 1 milion franga, madje në këtë rast të përfshirë thuhet se janë edhe nëna e Loredanës dhe kunati i saj, Getinjo, shkruan Indeksonline.

Madje u komentua tej mase edhe pasuria mijëra euro e çiftit Mozzik e Loredana. E reperi pas gjithë këtij skandali, sot ka postuar fotografinë e parë.

Edhe kësaj radhe ai nuk nguroi të shfaqet pranë makinës së tij super luksoze Mercedes G-Class AMG, që kap shifrën afro 150 mijë euro.

Ndryshe, në një konferencë për media që ai dhe Loredana mbajtën në Kosovë, reperi tha që pavarësisht çfarë ndodhë e përkrahë bashkëshorten e tij./Indeksonline/