16:42 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas skenave intime në videoklip, çifti i njohur konfirmojnë lidhjen

Ditë më parë këngëtarët e njohur Shawn Mendes dhe Camila Cabello publikuan këngën ‘Senorita’ në të cilën përveç këngës e cila u kthye në hit ata u komentuan edhe për skenat intime që kishin përfshirë në videoklip.

Dy këngëtarët e njohur tashmë edhe zyrtarisht kanë konfirmuar lidhjen pasi u fotografuan dorë për dore të mërkurën në Hollywood, shkruan Indeksonline.

Madje, dyshja kaluan së bashku edhe ditën e pavarësisë së ShBA me 4 korrik në New York.

Kujtojmë që prej kohësh flitet për një lidhje në mes tyre por vetëm tani ata vendosën të dalin publikisht.

Camila ditë më parë i dha fund lidhjes me Matthew Hussey./Indeksonline/