75 Mall Live Search
12:35 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Pas spekulimeve për tradhëti, Travis dedikim për Kylie-n!

Drama e familjes Kardashian po vazhdon e përveç Khloe-s që u përball së fundmi me ndarje për disa tradhëti të burrit të saj, edhe Kylie po përballet me të njejtën gjë.

Thuhej se Kylie kishte prova që Travis po e tradhtonte e kështu reperi u detyrua të anulonte koncertin e tij , në mënyrë që të qartësonte situatën.

Mesa duket gjërat mes tyre janë mirë, pasi që ai jo vetëm që u rikthye në skenë mirëpo edhe bëri një dedikim për Kylie-n.

‘Mbani mend të kujdeseni për familjen tuaj fillimisht’- ishin fjalët që Travis tha në mes të koncertit. Ai gjithashtu e kishte quajtur Kylie-n ‘wifey’ që në gjuhën shqipe do të thotë ‘grua’ e kjo është një ndër shprehjet më të preferuara të reperit.

Travis dhe Kylie kanë një vajzë të quajtur Stormi./Indeksonline/