08:37 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pas suksesit me albumin debutues, Ava Max bëhet pjesë e revistës së njohur

Ava Max ka mbuluar ballinën e revistës “Her World Magazine”, ndërsa ndau imazhet e para edhe me adhuruesit në Instagram.

Artistja shqiptare shihet në disa veshje të ndryshme, në stilin e saj unik për të cilin karakterizohet, flokët bionde dhe energjike.

“Faleminderit që me kishit në ballinë “Her World Magazine”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, revista e quajti këngëtaren me famë botërore si një “Yll në rritje”.

Ndryshe, rikujtojmë që Ava Max po shijon suksesin e albumit debutues “Heaven  & Hell”./Indeksonline/