75 Mall Live Search
22:42 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pas suksesit me ‘Caliente’, Tayna pritet të sjellë këngën e re me reperin e famshëm

Tayna është një nga reperet më të përfolura në skenën muzikor shqiptare. Ajo është kthyer shumë shpejt në një ndër këngëtaret më të kërkuara në industrinë e muzikës për shkak të këngëve që ka sjellë, përcjellë Indeksonline.

Ditë më parë Indeksonline kishte kontaktuar me menaxherin e këngëtares, duke zbuluar se ajo deri me datën 10 korrik pritet ta sjellë këngën e re që do të vijë në bashkëpunim.

E tanimë sipas Prive është bërë e ditur se Tayna do të vijë në bashkëpunim me reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet.

Kënga pritet të publikohet shumë shpejt, dhe pritet të jetë një hit. /Indeksonline/