75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 08 Gusht 2025 / H F

Pas suksesit me koncertin në Prishtinë, Ramë Lahaj prek me fjalët për nënën e ndjerë

Tenori i njohur me famë botërore, Ramë Lahaj, pak ditë më parë shijoi suksesin e koncertit të tij në Prishtinë.

Pak ditë më pas, ai përmes një paraqitje në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar nënën e tij të ndjerë me rastin e 4-vjetorit të vdekjes, transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plotë:

Nanë,

U bane 4 vera pa ty!

U mesuam disi!

U pajtuam disi!

Na e bon hallall në të gjallët, po harrojmë vetveten me këtë jetë n’hava që po bajmë!

Ka moment kur më djeg malli për një kafe vere me ty, por e mashtroj veten tuj besu se je ma mirë atje ku je, tuj e pa që këndej, edhe pse të gjallë, nuk bajmë jetë me njani tjetrin ma.

Jemi çorditë, nane, andaj as nuk më jet, e as mos të jet merak, se këndej s’ka met pikë lezeti.

Me ju e kategorinë tuaj jemi korit kaherë, prej që jeten ja ka besu fotografisë e komunikimit me gishta!