75 Mall Live Search
07:34 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të ‘Dashuria është në ajër’, Eda nuk po pranon më asnjë rol të ri?

Hande Erçel, aktorja e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, po i shqyrton me shumë kujdes ofertat e reja që po i bëhen nga producentët për të pranuar një rol të ri në një serial televiziv.

Suksesi i “Dashuria është në ajër”, vështirë të përsëritet në një kohë kaq të shkurtër, megjithatë kjo nuk e ka penguar aktoren që të studiojë me kujdes të gjitha ofertat që i kanë ardhur për rolet e reja.

Në një intervistë të fundit për “Elle”, në Turqi, Hande ka thënë se roli që do të ketë në të ardhmen e afërt duhet të jetë ai i një gruaje të fortë, kurajoze, ose të jetë roli që do t’i japë zë një kauze të madhe.

Ka skenarë që i kam lexuar dhe vlerësuar. Por në punën time të radhës dua t’i jap zë një gruaje të fortë që ka një problem të madh, ka një kauzë, ka një qëndrim ndaj jetës. Ka dëshirë të jem gruaja që do të frymëzojë publikun dhe të fitojë zemrën e tij me jetën dhe qëndrimin e saj.”

Aktorja bukuroshe, prej pak javësh është përfolur se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me Kerem Bursin, partnerin me të cilin luajti në serialin “Dashuria është në ajër”.

Ndonëse fituan zemrat e publikut, thuhet se Eda dhe Serkan nuk janë më bashkë, me sa duket për shkak të një xhelozie të aktores.