75 Mall Live Search
20:51 / E Martë, 28 Tetor 2025 / F.R

Pas sulmeve izraelite, Hamasi mohon se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli ka sulmuar sot Gazën në një tjetër bombardim të arsyetuar me shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga ana e Hamasit.

Siç raporton BBC, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar trupat ushtarake që menjëherë të zhvillojnë sulme “të fuqishme”.

Ka kohë që Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, raporton IndeksOnline.

Nga sulmi i sotëm izraelit raportohet të kenë vdekur tre palestinezë, teksa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Megjithatë, shifrat ende nuk janë konkrete, pasi numri i të përfshirëve në këtë sulm mund të jetë shumë më i madh.

Në një deklarim, Hamasi mohoi pretendimet e Izraelit për një sulm, duke thënë se qëndrojnë të përkushtuar ndaj marrëveshjes.