New Orleansi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pas sulmeve në Internet
Punonjësit e qytetit të New Orleansit u udhëzuan të mbyllnin kompjuterët e tyre, këtë fundjavë si një masë paraprake pas një sulmi të dukshëm kibernetik.
Kështu kryetari LaToya Cantrell u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Zyrtarët thanë se kjo u vërejt të premten (14 dhjetor) në mëngjes, shkruan Indeksonline.
“Jemi në gjendje rikuperimi”, tha Cantrelli gjatë një konference. Ai më tej shtoi se nuk ka asnjë provë se të dhënat personale kanë humbur.
Përveç kësaj, në Luizianë më parë ndodhi një sulm, por nuk dihet nëse janë të lidhura këto incidente.
Këto incidente duhet të konsiderohen të shtëna paralajmëruese dhe është shumë shqetësuese se sa shpesh agjencitë qeveritare mbesin jashtë linje./Indeksonline/