75 Mall Live Search
22:19 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas sulmeve që ndodhën në Amerikë, presidenti Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysëm shtizë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka autorizuar uljen e flamujve në gjysëm shtizë në të gjitha ndërtesat federale.

Sipas Trump kjo është bërë për ti nderuar viktimat që kanë rënë gjatë sulmeve që janë bërë në El Paso Teksas, Dejton Ohajo shkruan Indeksonline.

Ai njoftoi se flamujt do të ulen nga dita e sotme deri të enjten më 8 gusht.

Patrick Crusius është terroristi që qëlloi me armë zjarri në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Të gjithë ata që e njohin 21-vjeçarin, kanë thënë se ai ishte shumë gjaknxehtë, ndërsa kishte urrejtje të madhe për emigrantët meksikanë, ngaqë frikësohej se do e mbi popullonin shtetin e tij./Indeksonline/.