75 Mall Live Search
11:26 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Burim

Pas sulmit amerikan në Iran, Netanyahu tregon çka bisedoi me Trumpin në telefon

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjau doli i lumtur përpara kamerave. Sulmi amerikan ndaj impianteve bërthamore të Iranit për të ishte një premtim i mbajtur për të parandaluar regjimin iranian që të zotëroi armë të shkatërrimit në masë duke treguar edhe bisedën telefonike me Trup pas sulmit amerikan.

“A ju kujtohet që në fillim të operacionit ju premtova se objektet bërthamore të Iranit do të shkatërroheshin, në një mënyrë apo tjetrën? Ky premtim u përmbush. Pak çaste më parë, në koordinim të plotë mes meje dhe Presidentit Trump, si dhe në bashkërendim të plotë mes Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe ushtrisë amerikane, SHBA-ja sulmoi tri qendrat bërthamore të Iranit. Me këtë veprim, SHBA-ja vazhdoi – me forcë dhe vrull edhe më të madh – sulmet e nisura nga IDF dhe Mossad kundër programit bërthamor të Iranit”, tha Netanyahu.

“Ky program kërcënonte vetë ekzistencën tonë dhe rrezikonte mbarë botën. Menjëherë pas përfundimit të operacionit, Presidenti Trump më telefonoi. Patëm një bisedë shumë të ngrohtë dhe emocionuese. Ai më përgëzoi mua, ushtrinë tonë dhe popullin tonë. Nga ana ime, unë e përgëzova atë, pilotët amerikanë dhe popullin amerikan. Presidenti Trump po udhëheq botën e lirë me vendosmëri të hekurt. Ai është një mik i madh i Izraelit, si askush tjetër më parë. Në emrin tim dhe të popullit të Izraelit, në emër të mbarë popullit hebre, e falënderoj nga thellësia e zemrës”.