Pas sulmit në Ortopedi, punëtorët e Spitalit të Mitrovicës dalin në protestë
Me organizim të sindikatës, punëtorët e spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë mbajtur një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj sulmit të ndodhur dje ndaj dy punëtorëve të sigurimit dhe një infermiereje në Repartin e Ortopedisë.
Përmes protestës, ata shprehën indinjatën e tyre për ngjarjen e rëndë.
Agron Sumiçi, përfaqësues i sindikatës, deklaroi se po protestojnë dhe po shprehin mllefin për sulmin e djeshëm, duke kërkuar që autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës.

