11:00 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / AR

Pas sulmit në tru, aktori i famshëm e qet shtëpinë në shitje

Aktori i njohur amerikan, Danny Bonaduce, ka pasur një sulm në tru dhe tani është duke u përballur me sëmundje, e cila e ka detyruar atë ta lë shtëpinë në të cilën po jeton.

Siç raporton TMZ, shtëpia e aktorit është me pamje nga qyteti dhe ka dalë në shitje për 1.6 milionë dollarë. Shtëpia ka 3 dhoma gjumi, 3 banjo, ka kuzhinë dhe një dollap të madh, ku Danny mendonte se do të jeonte derisa të vdiste ne atë shtëpi, por sëmundja ia ndryshoi jetën për një çast, transmeton Indeksonline.

Ai do t’i nënshtrohet një operimi në tru ditën e sotme.

Deni thotë se ky çrregullim ia ka vështirësuar ecjen dhe shtëpia ka shumë shkallë.

Ai dhe gruaja e tij, Amy, janë transferuar në banesën në qendër të qytetit ku sipas tij, po jeton më mirë./Indeksonline/