75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / Blerim

Pas sulmit në Vjenë, masa të shtuara të sigurisë në Aeroportin e Prishtinës

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë, shteti i Kosovës menjëherë është mobilizuar.

Tashmë institucionet kanë vënë në dispozicion mekanizmat, ndërsa organet e rendit, janë vënë në lëvizje, transmeton Indeksonline.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë parë edhe masa të shtuara të sigurisë.

Kujtojmë që sulmi mbrëmë në Vjenë dyshohet se ishte terrorist, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 3 viktima, e dhjetëra të plagosur.

Kujtojmë që ditë më parë sulm terrorist pati edhe në Nicë të Francës./Indeksonline