Pas sulmit në zemër, Eriksen rikthehet me një asistim fantastik

Ylli danez Christian Eriksen ka kontribuar sot në fitoren e skuadrës së tij Brentford, e cila e mposhti me rezultat solid 2:0 Burnleyn.
Që prej sulmit në zemër në ndeshjen hapëse të Evropianit Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, Eriksen është rikthyer pas afro një viti jashtë fushave të gjelbra, me skuadrën e Brentfordit në Premier Ligën angleze.
Ndërkaq, në ndeshjen e sotme mes Brentfordit dhe Burnleyt, Eriksen ka bërë asistimin e parë të tij që prej sulmit në zemër, duke asistuar te goli i parë i Ivan Toneyt.
Toney arrin të kalojë Brentfordin në epërsi prej 1:0, pas asistimit të Eriksen në minutën e 85’ të ndeshjes.