Pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Zijadin Sela takon Doarsa Kicen

Lideri i ASH-së Ziadin Sela, i cili gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Kosovë për t’u dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka takuar edhe kandidaten e cila garon për një vend në Kuvendin e Kosovës, Doarsa Kica.
Ata janë fotografuar duke bërë bashkë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dy krenare duke i bashkuar duart.
Vlen të theksohet se kandidatja Kica e cila garon në Listën e LVV-së dhe Vjosa Osmanit, me prejardhje është nga qyteti i Strugës, qyteti nga i cili vjen edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.