75 Mall Live Search
16:51 / E Hënë, 12 Maj 2025 / FR

Pas takimit me Kurtin, ambasadori britanik kërkon formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim këtë pasdite me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të Quint-it.

Përmes një postimi në platformen “X”, Hargreaves theksoi rëndësinë e formimit të shpejtë të një qeverie të re, në mënyrë që të veprohet në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ai u shpreh se është thelbësore që vendi të bëjë përparim në çështje jetike, si zhbllokimi i fondeve dhe avancimi në proceset e integrimit euroatlantik.

“Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur për të vepruar në interes të popullit dhe për të bërë përparim në çështje jetësore, të tilla si zhbllokimi i fondeve dhe ecja përpara drejt integrimit euroatlantik,” shkroi ambasadori britanik./IndeksOnline/