75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / MSH

Pas takimit me Osmanin, Begaj: Kosova e Pavarur ka bërë kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është duke qëndruar për vizitë dy ditore në Kosovë.

Sot ai u takua me homologen e tij, presidenten Osmani, të cilën e uroi për 15 vjetorin e pavarësisë.

Pas takimit, Begaj thotë se vlerëson ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat, sipas tij, janë jo vetëm vëllazërore, por edde shumë dinamikr.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës ëshë unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve” ka thënë mes të tjerash Begaj.

Ky është reagimi i plotë i tij, në Facebook:

Kënaqësi e veçantë të jem në Prishtinë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë. Urova në emër të të gjithë shqiptarëve Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. 15 vite janë shumë pak për një komb, e për më tepër për një komb të lashtë. Por këto 15 vite Pavarësi të Kosovës kanë demonstruar në mënyrë shëmbullore e të sintetizuar vlerat më të mira e shumë shekullore të kombit shqiptar.

Vlerësova ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe i konsiderova jo vetëm vëllazërore e të një natyre strategjike, por edhe shumë dinamike. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës ëshë unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve.

Kosova e Pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin tonë më të paqtë e të sigurtë, si dhe kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht të bashkëpunimit kombëtar.