Pas tarifave të ShBA-së, Kanadaja pritet t’i rregullojë marrëdhëniet tregtare me Kinën
 
				Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, pranoi të vizitojë Kinën pas takimit me Presidentin Xi Jinping të premten, në një takim që mund të ketë shënuar një pikë kthese, por nuk ofroi ndonjë përparim në tregti.
Xi dhe Carney u takuan në margjinat e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Gyeongju, Koreja e Jugut, i cili ishte pjesë e turneut të Carney në Azi që synonte thellimin e lidhjeve tregtare dhe të sigurisë në rajon, ndërsa Kanadaja përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga ShBA-ja.
Takimi i fundit zyrtar midis udhëheqësve të Kanadasë dhe Kinës ndodhi në vitin 2017 kur kryeministri i atëhershëm Justin Trudeau pati një shkëmbim të shkurtër me Xi në një takim në San Francisko.
Kanadaja mbetet e përfshirë në një mosmarrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, partnerin e saj më të madh tregtar.
Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Kanadasë, por mosmarrëveshjet e fundit kanë komplikuar marrëdhëniet.
Carney më parë ka theksuar nevojën për të rinisur një angazhim të gjerë të bisedimeve me Kinën pas viteve të përkeqësimit të marrëdhënieve.
Në vitet e fundit, qytetarë kanadezë u arrestuan dhe u ekzekutuan në Kinë, dhe autoritetet e sigurisë së Kanadasë arritën në përfundimin se Kina ndërhyri në të paktën dy zgjedhje federale.
Carney dhe Xi diskutuan çështje tregtare duke përfshirë bujqësinë dhe produktet agro-ushqimore, të tilla si kanola, si dhe prodhimet e detit dhe automjetet elektrike, tha zyra e Carney, shkruan Reuters.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                