75 Mall Live Search
14:02 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas të gjithave, Loredana tani shfaqet duke gjuajtur me armë

Loredana Zefi ka qenë mjaft e komentuar gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Reperja e njohur fama e të cilës ka kaluar kufijtë shqip folës, së fundi u nda nga reperi Mozzik me të cilin ka një vajzë.

Ndërsa ajo muaj më parë u akuzua nga një çift zviceran se ka mashtruar ata duke u marrë atyre gjatë tre viteve një shumë prej 900 mijë frangash zvicerane.

Por, sukseset dhe aktivitet muzikore të Loredanës nuk u ndalën për asnjë moment.

Ajo poashtu është aktiv edhe në rrjete sociale, së fundi rep-artistja ka publikuar një video, në të cilën u shfaq duke gjuajtur me armë zjarri si një profesioniste.

Ndryshe, Loredana tashmë po vazhdon turneun e saj pa Mozzik./Indeksonline/