75 Mall Live Search
09:44 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas tërmeteve në Shqipëri, “tifozët kuq e zi” vijnë me një gjest të madh human

Tifogrupi i Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozët kuq e zi” kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që mëngjesin e sotëm goditi Shqipërinë.

Tërmeti që pati epiqendrën në Durrës dhe ishte i shkallës 6.4 të Rihterit, ka shkaktuar të paktën vdekjen e 6 personave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Tifozët kuq e zi” përmes një njoftimi në rrjete sociale kanë treguar se janë mobilizuar dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, transmeton Insporti

“Pas tërmeteve të fundit, ‘Tifozët kuq e zi’ janë mobilizuar dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura. Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara”.

“Gjithashtu, ata shprehin gatishmërinë, që ta japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, Kryqit të Kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, thuhet në njoftimin e “TKZ”-së.