75 Mall Live Search
14:08 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Pas tërmetit, vërshon deti në Izmir, mediat alarmojnë për një cunami, në Mesdhe

Tërmeti i rënë pak më parë në brigjet e Turqisë ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar.

Për momentin është raportuar për 30 të vdekur dhe shumë të lënduar, ndërsa ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, deklaroi se deri tani raportohen 6 ndërtesa të shembura.

Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit, duke shkaktuar panik dhe frikë për një cunam.

Ndërkohë, mediave italiane kanë dhënë alarmin për një cunam, në Mesdhe.