Pas tërmetit, Mihrije Braha rrugës për Shqipëri, fansat e pyesin “A je kon edhe në Gjilan”
Pas tërmetit në Shqipëri, nga më i vogli deri te më i madhi u organizuan dhe ndihmuan familjet që u prekën nga tërmeti.
Ndihmë të madhe padyshim dhanë edhe këngëtarët nga Kosova e Shqipëria, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, ka publikuar një video ku thotë se po shkon në Shqipëri për të ndihmuar.
“Jemi gjithmonë më të fuqishem nese jemi bashk ! Rruges per të ndihmuar në Shqiperi!”, shkroi Mihrija.
Por menjëherë pas publikimit të videos, fansat filluan të reagojnë, duke i thënë se së pari është dashur të ndihmohet Gjilani./Indeksonline/
