Pas tërmetit të fuqishëm, qytetarët dalin në rrugë
Një tërmet i fortë ka goditur vendin tonë në orën 03:53. Dridhjet janë ndjerë aq shumë sa mijëra qytetar janë zgjuar nga gjumi.
Kjo ka bërë që qytetarët në Kosovë të lëshojnë vendbanimet e tyre, shtëpitë e banesat për të dalur në rrugë.
Epiqendra e tërmetit besohet të ketë qenë në detin Adriatik, afër Durrësit, shkruan Indeksonline.
6.4 shkallë të Rihterit ka qenë shkalla e tërmetit që ka shkaktuar panikë dhe shqetësim te njerëzit.
Ende nuk është raportuar për dëme materiale apo në njerëz.
/Indeksonline/
