75 Mall Live Search
12:47 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tirana kthehet në normalitet pas tërmetit – hapen shkollat, kopshtet dhe çerdhet

Pas tërmetit që goditi Shqipërinë e Mesme të shtunën, shkollat, kopshtet dhe çerdhet sot janë hapur në Tiranë dhe mësimi e aktivitetet e përditshme për fëmijët do të vijojnë normalisht.

Mësimi u pezullua në shkollat e punonjësit e institucioneve të bashkisë kanë ushtruar kontrolle nëpër të gjitha shkollat, kopshtet e çerdhet e kryeqytetit, duke bërë të mundur kthimin e fëmijëve në ambiente të sigurta.

Ndihma nga ana e punonjësve vijon edhe sot, ku një punonjës social do të jetë i pranishëm në çdo shkollë për t’u shpjeguar nxënësve situatën me tërmetin e së shtunës.