75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Pas testimit pozitiv në testin për Covid-19, Neymar do ta humb këtë ndeshje të rëndësishme

Sipas raportimeve të fundit në media, thuhet se Neyma, Di Maria dhe Parades janë infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet klubi i PSG-së se tre futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre, shkruan IndeksOnline

Kështu, në media franceze thuhet se Neymar, Di Maria dhe Parades ishin së bashku në pushime në Ibiza, ku edhe mendohet të jenë infektuar.

Pra, treshja e futbollistëve të lartpërmendur do ta humbin ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligue 1 kundër Lens më 10 shtator, pasi veçse kanë filluar karantinimin.