18:58 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Pas tetë muajsh, Xhemajli është rikthyer në stërvitje me Sunderland

Pas një kohe tejet të gjatë, Arbenit Xhemajli është rikthyer në stërvitje me klubin e Sunderland.

Xhemajli pësoi një lëndim sa ishte pjesë e grumbullimit në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e muajit tetor në vitin 2020, shkruan IndeksOnline

Ai pësoi një lëndim në ligamentet e gjurit, që e la atë jashtë fushave të blerta për më shumë se tetë muaj.

Mbrojtësi 23-vjeçar është e ardhmja e Kosovës. Ai para se të transferohej në ekipin e njohur nga Anglia, Sunderland – luajti për Xamax në Zvicër.

Kujtojmë që Xhemajli deri tani ka bërë vetëm një paraqitje për ekipin kombëtar ‘Dardan’./IndeksOnline/