16:42 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pas tetë vitesh, prokurori kundër Fatmir Limajt mbetet vetëm në gjykatë! (Foto)

Pas tetë vitesh i përndjekur nga prokuroria nën dyshimin për keqpërdorim të 80 milion eurove, Fatmir Limaj sot është shpallur i pa fajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

E pas këtij vendimi, i vetmi që mbeti në sallën e gjykatores, ishte Prokurori i Carls Hardwey, i cili fillimisht kishte ngritur këto aktakuza kundër Fatmir Limajt, shkruan Indeksonline.

Prokurori Hardwey, me çantën e tij afër, i ulur në karrige dhe më një shikim të ngulitur nga hyrja e sallës është shprehja e vetme që e përshkruan procesin e stërzgjatur prej tetë vitesh të rastit të MTPT-së. /Indeksonline/