75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / AR

Pas tetë vjetësh, Pitt dhe Jolie nënshkruajnë marrëveshjen e divorcit

Aktorët e famshëm Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë nënshkruar një marrëveshje divorci të hënën, sipas “People Magazine”-s.

Avokati i Jolie, James Simon, konfirmoi marrëveshjen, duke thënë në një deklaratë se Jolie ishte “e fokusuar në gjetjen e paqes dhe shërimit për familjen e tyre”, transmeton Indeksonline.

Jolie bëri kërkesë për divorc në shtator të 2016-s dhe çifti ka mbetur i mbyllur në një betejë gjyqësore që atëherë.

Në vitin 2018, çifti arriti një marrëveshje për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, tre prej të cilëve janë birësuar. /Indeksonline/