75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas Thumanës, ndërpritet operacioni i kërkimit edhe në pallatin e “vdekjes” në Durrës

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë operacionin në pallatin 6-katësh, në lagjen numër 18 të Durrësit. Nga rrënojat e këtij pallati të shembur plotësisht janë nxjerrë 7 trupa të pajetë.

E fundit që u nxorr ishte Rozeta Memçia 59 vjeçe, duke e çuar në 40 numrin e viktimave. Ndërsa në orën 4 të mëngjesit të sotëm u nxorën nga rrënojat edhe 3 trupa në Thumanë.

Kujtojmë, që Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar më herët për ndërprerjen e operacionit edhe në Thumanë, pasi nuk ka informacione për persona të tjerë nën rrënoja.

Autoritetet po pyesin familjarët nëse ka ende persona nën rrënoja. Më pas do të merret vendimi për shembjen ose jo të pallateve.

Kujtojmë se nga tërmeti katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta janë regjistrar 40 viktima, 45 të shpëtuar dhe 650 të plagosur