11:18 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas tradhëtisë së shoqes së ngushtë, Kylie me shoqe të re!

Modelja e famshme, Kylie Jenner, është përballur ditëve të fundit me një ngjarje jo shumë të zakonshme.

Shoqja e saj, Jordyn Woods, flitet se ka flirtuar me të dashurin e Khloe Kardashian,Tristan Thompson. Pas kësaj ngjarjeje kjo lidhje mori fund dhe Jordyn u largua nga shtëpia e Kylie.

E tani Kylie është parë në publik me një shoqe të re e cila duket se ka zënë vendin e Jordyn, Heather Sanders.

Asnjëra nuk ka dhënë ndonjë deklaratë se a janë ende shoqe mirëpo shihet se marrëdhëniet nuk i kanë të mira./Indeksonline/