08:03 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Pas tragjedisë, Adele ndalon koncertin papritur sepse dikujt i ra të fikët

Siç mund ta keni mësuar, të paktën 8 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar gjatë koncertit të Travis Scott, festivalit muzikor Astroëorld. Gjithçka ndodhi kur turma nisi të shtynte njëri-tjetrin dhe një pjesë e mirë e njerëzve që gjendeshin në fillim të skenës janë asfiksuar, duke mos patur mundësi për të dalë që aty të gjallë.

E gjithë kjo tragjedi, ka shkaktuar panik dhe nervozizëm në rrjete sociale, ku shumë prej tyre akuzojnë reperin dhe stafin që nuk bënë “asgjë” për të ndaluar koncertin kur panë që diçka s’shkonte me turmën. 

Pas tragjedisë, Adele ndalon koncertin papritur sepse dikujt i ra të

Pas një ngjarjeje si kjo, ka qenë Adele e para e cila ka ndërprerë koncertin e saj sepse pa dikë nga publiku që i kishte rënë të fikët.  Teksa performonte këngën “Rolling in the Deep”, këngëtarja ndaloi dhe i kërkoi personalet mjekësor të shkonte tek personi që mesa duket, ishte pa ndjenja.

“Ndaloni, ndaloni! Dikujt i ra të fikët sërish. Ekipi i mjekëve të shkojë aty, ndodhet diku në mes.”- dëgjohet të thotë ylli i muzikës në videon që është klikuar më shumë se 17.3 milionë herë brenda një dite. 

“A mund ta shihni? A mundet dikush të bëjë sikur kjo që po ndodh i intereson ju lutem? Dikujt i ka rënë të fikët atje!”- vazhdon ajo.

Pas tragjedisë, Adele ndalon koncertin papritur sepse dikujt i ra të

Pasi sigurohet që gjithçka është në rregull dhe personi në fjalë ka marrë ndihmën e parë, kthehet nga turma dhe konfirmon vazhdimin e koncertit. 

“Ajo ndaloi vetëm se dikujt i ra të fikët. Imagjinojeni pak të mos ndalosh për 8 veta që po humbasin jetën!”- lexohet në një prej komentet, pas videos virale.