14:23 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas tragjedisë, gruaja e Bryantit në gjendje të rëndë psikologjike

Aksidenti tragjik ku humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, ka copëtuar zemrën e bashkëshortes, Vanessa Laine-Bryant.

Por në helikopterin që u rrëzua në kodrën e Calabasas në Kaliforni ndodheshin edhe 7 persona të tjerë përfshirë bashkëmoshatarët adoleshentë të Gianna-s, prindërit, trajnerët dhe një pilot, asnjë i mbijetuar.

Sipas asaj që shkruan “Hollywoodlife”, bashkëshortja e Bryantit, Vanessa është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm, duke humbur totalisht kontrollin.

Mjekët raportojnë se po kujdesen për Vanessan, e cila pësoi një shok të vërtetë.  

“Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Hollywoodlife”.

Kujtojmë se Kobe dhe Vanesa u martuan në vitin 2001.