75 Mall Live Search
19:58 / E Diele, 09 Korrik 2023 / MSH

Pas tragjedisë me 3 viktima në Kavajë, një pushuese nga Kosova rrezikon të mbytet në Shëngjin

Një pushuese 40-vjeçare nga Kosova mësohet se ka rrezikuar të mbytet në zonën e Kune Vainit, në Shëngjin ditën e sotme.

Raportohet se pasi është nxjerrë në breg të detit, gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe po mbahet nën kontroll.

Ky është rasti i tretë për pushuesit nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, ku një 50 vjeçar me dy djemtë e tij të mitur u mbytën në det.