17:00 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / AR

Pas tragjedisë në Turqi, aktorja e famshme bëhet nënë për herë të dytë

Aktorët e njohur turk, Hazal Kaya dhe Ali Atay janë bërë prindër për herë të dytë.

Dyshja e njohur të cilët kanë një djalë të quajtur Fikret Ali, tashmë janë bekuar me një vajzë të cilën e emëruan Leyla.

Hazal Kaya, e cila gjithashtu është nga Gaziantepi dhe prej ditësh është përfshirë në përpjekjet e ndihmës pas fatkeqësisë së tërmetit, raportohet se ka lindur mëngjesin e djeshëm.