75 Mall Live Search
08:31 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas transferimit të Harry Maguire, Manchester United synon ta transferoj edhe një yll tjetër

United duket se janë të vendosur të bëjnë një ofertë për anësorin e Ajaxit, David Neres.

Shpenzimet verore të Manchester United mund të kalojnë 150 milionë funte nëse janë të suksesshëm në transferimin e anësorit të Ajax, transmeton Indeksonline

Të Premten u raportua që klubi kishte rënë dakord me kushtet e Leicester City për të transferuar mbrojtësin Harry Maguire për 80 milionë funte.

Raportimet pretendojn se United ka ofruar 45 milionë funte për Neres, i cili shënoi 12 gola për Ajax sezonin e kaluar në 50 ndeshje.

Nga Ajax tashmë janë larguar edhe Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong, ndërsa besohet se edhe Donny van de Beek do të largohet në Real Madrid.

Dhe ata me sa duket do të shesin Neresin për 64 milionë këtë verë, në një përpjekje për të çmuar çdo ofertues të mundshëm.

Braziliani është nën kontratë me skuadrën holandeze deri në vitin 2022, dhe ishte sugjeruar që ai do të ishte i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re./Indeksonline/.