Pas tre vjet ndarje, Shakira habit me fjalët për Piquen
Shakira, në një intervistë të re për programin argjentinas “Por el mundo”, ka folur hapur për periudhën 3-vjeçare pas ndarjes nga Gerard Pique, duke e cilësuar procesin e transformimit emocional si thelbësor për shërimin e saj.
Ajo surprizoi publikun duke i bërë një vlerësim të rrallë ish-partnerit të saj, duke theksuar disiplinën e tij si baba.
Artistja tregoi se dhimbjen dhe emocionet e forta të atyre viteve i ka shndërruar në muzikë, proces që e ndihmoi të rikthehej te vetja dhe të krijonte një lidhje edhe më të fortë me publikun. Ajo e quajti këtë rrugëtim një “transformim” që e ka forcuar profesionalisht dhe personalisht.
Shakira u shpreh me mirënjohje për miqtë e saj të vërtetë dhe për mbështetjen që ka marrë në periudhën e vështirë, duke e përkufizuar marrëdhënien me audiencën si “historinë më të gjatë të dashurisë” në jetën e saj.
Në një moment më intim të intervistës, këngëtarja foli për djemtë e saj, të cilët, siç tha, e vlerësojnë thjesht si “nënën me pizhama”, versionin e saj më të thjeshtë dhe të përditshëm, që e ndajnë vetëm me ta.
Pika që tërhoqi më shumë vëmendje ishte komplimenti i papritur për Gerard Piquen. Ndryshe nga tonet ironike që ka përdorur herë pas here, këtë herë Shakira e komplimentoi.
“Edhe babai i tyre, të jem e drejtë, është shumë i disiplinuar. Nuk mund të kesh sukses në asnjë profesion pa disiplinë.”

