Pas tri ditësh, Kryeqyteti nis dezinsektimin hapësinor

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës ka njoftuar se nga 29 qershori do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor.
“Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit” thuhet në njoftim.
sipas njoftimit që lëshoi komuna, dezinsketimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme.
Ky është njoftimi i plotë, me planin e vijueshmërisë së këtij procesi:
Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30.
Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.
Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë.

