75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / G T

Pas tri humbjeve, KB Peja shënon fitore në Superligë

Skuadra e KB Pejës ka shënuar fitore në Superligën e Kosovës pas tri humbjeve radhazi.

Në Palestrën “Karagaqi”, Peja mposhti 75-68 Vëllaznimin e Gjakovës, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë te Peja ishte Musab Mala që realizoi 14 pikë, bëri shtatë asiste dhe dy kërcime.

Kurse te skuadra mysafire më i miri në fushë ishte Trey Andreson me 18 pikë dhe tetë kërcime.

Kujtojmë që për Pejën kjo ishte fitorja e parë pas tri ndeshejve radhazi në Superligën e Kosovës./Indeksonline/