75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / Gj. Sh

Pas tri xhirove, jep dorëheqje trajneri i njohur kosovar

Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës së FC Phonix.

Ky vendim ka ardhur pas mbledhjes së kryesisë së klubit dhe trajnerit Gani Sejdiu, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, ai ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

“Trajneri Sejdiu e njoftoi dorëheqjen e tij për arsye personale dhe presidenti i klubit, së bashku me kryesinë, e pranuan me respekt dhe falënderim të thellë për kontributin e tij në zhvillimin e skuadrës së FC Phoenix.”, thuhet në njoftim.

FC Phonix nuk e ka nisur mirë sezonin në Ligën e Parë të Kosovës, ku nga tre ndeshje të zhvilluara, kanë dy barazime dhe një humbje./IndeksOnline/